DW: Kriza e emigracionit, si do të vazhdohet më tej?

by Merita

Në Lampeduza, presidentja e Komisionit Europian, gjermanja Ursula von der Leyen premtoi një plan 10-pikësh për lehtësimin e krizës: ndihma të shpejta nga Brukseli, masa kundër krizës humanitare në ishullin, ku çdo ditë vijnë disa qindra refugjatë, ose edhe mijëra.

Por kryesisht mesazhi i saj, ishte se BE nuk e le vetëm Italinë. “Kjo ka rëndësi për mua, sepse migracioni i parregullt është një sfidë për Europën dhe prandaj ka nevojë për një përgjigje europiane”, tha von der Leyen.

banner

Por si duket kjo përgjigje nuk dihet. Plani 10-pikësh nuk përmban shumë pika të reja, dhe ajo që është e re nuk mund të vendoset vetëm nga presidentja e KE. Ursula von der Leyen është e varur nga shtetet anëtare. Për shembull propozimi, që refugjatët të shpërndahen nga Lampeduza në vende të tjera të BE. “Ne do të mbështesim më fort shpërndarjen e refugjatëve dhe kërkojmë nga vendet anëtare të praktikojnë mekanizmin vullnetar të solidaritetit e të pranojnë refugjatë nga Italia”, kërkoi von der Leyen.

Të forcohen kontrollet e Frontex

Por realisht nuk duken mirë punët me mekanizmin e solidaritetit. Edhe Gjermania e ndali këtë program përkohësisht dhe nuk merr më refugjatë nga Italia. 

Arsyeja: Qeveria e Romës refuzon të mbajë premtimin e saj, të marrë mbrapsht ata azilkërkues që kanë hyrë ilegalisht nga Italia në Gjermani. Më shumë se 12.400 raste të tilla ka pasur vetëm e kaluar. Vetëm 10 raste pranoi Italia.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser përpiqet të gjejë një zgjidhje të përbashkët me homologët nga Franca dhe Spanja. Për mediat gjermane, ajo tha se po përpiqemi për të një aksion tër përbashkët për të ndihmuar nga ana humanitare Italinë dhe të kontrollojmë më mirë migracionin. “Në këtë kuptim është gjëja e duhur që të së bashku me këto vende të kërkojmë zgjidhje.”

Konkretisht von der Leyen premtoi zgjerimin e misionit të marinës. Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex do duhet të mbikqyrë më fort se deri tani kufijtë e jashtëm të BE, një ide që mbështetet edhe nga Gjermania. Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Faeser tha se “ne nuk do mund të kemi rrugë tjetër. Ndryshe nuk do ta vemë dot nën kontroll gjendjen e migracionit.”./DW

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy