Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Pas Nju Jorkut, Zelensky do të shkojë në Uashington ku do të pritet nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
“Kam mbërritur në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e OKB-së dhe një vizitë në Uashington”, gjatë së cilës “do të falënderoj Shtetet e Bashkuara në emër të Ukrainës për ndihmën”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkruan lajmin në X.
“Do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit dhe do të kem takime të shumta dypalëshe. Ukraina do të paraqesë një propozim konkret për shtetet anëtare të OKB-së se si të forcohet parimi i integritetit territorial”, tha Zelensky duke nënvizuar se “në Uashington ai do të takohet me Presidentin Joe Biden, udhëheqës të kongresit, udhëheqës ushtarakë dhe kompani amerikane. Do të falënderoj Shtetet e Bashkuara në emër të Ukrainës për ndihmën në luftën tonë për pavarësi dhe liri”.