Një grua amerikane humbet të katër gjymtyrët pasi ha peshk të kontaminuar

by Merita

Laura Barajas, një kaliforniane 40-vjeçare, i janë amputuar të katër gjymtyrët pasi ka ngrënë tilapia që dyshohet se është kontaminuar me një bakter të rrezikshëm mishngrënës.

Gruaja kaloi më shumë se një muaj në spital dhe ishte në rrezik serioz për të humbur jetën.

banner

Miqtë e Laurës thanë se ajo e bleu peshkun në një treg në San José dhe e kishte gatuar vetë. Disa ditë më vonë ajo u sëmur rëndë dhe mjekëve iu desh ta fusnin në koma të shkaktuar nga mjekësia.

“Asaj iu nxine gishtat, këmbët dhe buza e poshtme… Ishte në septicemi të plotë, veshkat e saj po shkaterroheshin”, thotë Anna Messina, një mike e Barajas, cituar nga mediat lokale.

Sipas ekspertëve, Laura ishte infektuar me bakterin vdekjeprurës Vibrio Vulnificus, i cili mund të gjendet në ushqimet e detit të papërpunuara dhe ujin e detit.

Mund të infektohet duke ngrënë ushqim të kontaminuar ose kur dikush me një plagë të hapur bie në kontakt me ujin që përmban këtë bakter.

Messina ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve GoFundMe për të mbështetur gruan, e cila ka një djalë 6-vjeçar, për ta ndihmuar atë të përshtatet me jetën e saj të re. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 150 deri në 200 raste të infeksionit “Vibrio Vulnificus” ndodhin çdo vit, duke rezultuar në vdekjen e një në pesë persona që sëmuren.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy