Mbretëria e Bashkuar i bashkohet thirrjes së BE-së: Të fillojë pa vonesë puna për Asociacionin

by Nexhat

Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar gjithashtu thirrjes së Bashkimit Europian që Kosova dhe Serbia të angazhohen në gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e sotme të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi, ndër tjerash, që të fillojë pa vonesë pouna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

banner

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në “X”.

https://twitter.com/UKinKosovo/status/1704095700147912746?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704095700147912746%7Ctwgr%5E62a89e71e9fac625b4753a50dc24b6c9a4f22da7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmbreteria-e-bashkuar-i-bashkohet-thirrjes-se-be-se-te-filloje-pa-vonese-puna-per-asociacionin%2F

Në deklaratën e Borrell thuhet se “BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim” dhe se “kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar”.

“Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”, theksohet në deklaratën e bllokut europian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy