132
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim, komandantin e Rajonit perëndim të KFOR-it, Kolonelin italian Gabriele Vacca.
Në këtë takim kryetari Muharremaj, fillimisht e ka njoftuar me të arriturat e Komunës së Suharekës, me aktivitetet dhe planet që ka kryetari dhe Komuna në të ardhmën si dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it, për këtë Komunë.
Edhe Komandanti i Rajonit Perëndim të KFOR-it Kolonel Gabriele Vacca ka folur për bashkëpunimin që do të vazhdojë edhe në të ardhmën mes Komunës dhe KFOR-it.