Ambasada e SHBA këtë të enjte ka reaguar në lidhje me përplasjet në PD për kreun e grupit parlamentar të PD.
Në reagimin e ambasadës thuhet se ato besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme, raporton ABC News.
Gjithashtu në reagim theksohet se roli i ambasadës nuk është që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.