Veton Berisha: Libri shkollor “Shoqëria dhe mjedisi” ka përmbajtje raciste për egjiptianët

by Nexhat

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, ish-deputeti Veton Berisha po pretendon se në një libër shkollor në Kosovë ka përmbajtje ofenduese e raciste.

Reagimi i tij ka të bëjë me librin “Shoqëria dhe mjedisi” e klasës së katërt e botuar nga shtëpia botuese ‘Albas’, e cila, sipas tij, u referohet tri komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptian, si komunitet RAE.

banner

“Si ka mundësi një ministri siç është ajo e Arsimit, një shtëpi botuese sic është ajo ‘Albas’ dhe një autor sic është Vllaznim Balidemaj, mos me pas njohuri që termi famëkeq RAE që është ofendues kur i referohet edhe komunitetit egjiptian bashkë me ata rom dhe ashkali”, tha Berisha, njofton klankosova.tv.

Ai theksoi se “dihet shumë qartë se komuniteti egjiptian është komunitet i veçantë i cili jeton tradicionalisht në Kosovë, ka identitet të tij dhe është kategori kushtetuese dhe ligjore në Kosovë”.

Berisha kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që deri në korrigjimin e tij, ta largojë atë libër nga përdorimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy