Presidenti turk gjatë fjalimit të tij ka thënë se LGBT ka të drejta, por kemi të drejta edhe ne që jemi kundër tyre
Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan tha të enjten se nuk ndjehej rehat me ato që ai i përshkroi si “ngjyra LGBT” në Kombet e Bashkuara, që është zbukuruar këtë javë me ngjyra të ndezura që promovojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Megjithatë, disa diplomatë të OKB-së sugjeruan se Erdogan mund të ketë ngatërruar 17 ngjyrat e ndryshme që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe dekorimin e pjesëve të selisë së OKB-së, me ngjyrat e krenarisë së ylberit të lidhura me të drejtat LGBTQ.
Ndërsa Guterres i cili është një mbështetës i zëshëm i të drejtave LGBTQ ka deklaruar se nuk ka ngjyra të krenarisë së ylberit në selinë e OKB-së që promovojnë të drejtat LGBTQ.
17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuara nga liderët botërorë në vitin 2015 me një afat kohor deri në vitin 2030, janë një listë globale që synon zhdukjen e urisë, të varfërisë ekstreme, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë, dhe promovimin e barazisë gjinore.
Homoseksualiteti nuk është një krim në Turqi, por armiqësia ndaj tij është e përhapur dhe goditjet e policisë ndaj paradave të Krenarisë janë bërë më të ashpra gjatë viteve të fundit.