Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë realizuar garën tradicionale “Ujku Garues” në Istog.
Në këtë aktivitet këtë vit kanë marrë pjesë 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së , 3 ekipe nga njësit e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake, Komanda e Logjistikës.
Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet.
“Garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë”, thuhet ndër tjera.
https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/650389660603945?ref=embed_post