50
Pas Loriana Kukës dhe Akil Gjakovës, edhe Laura Fazliu mbeti pa medalje në Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare në repesazh pësoi nga portugezja, Barbara Timo.
Laura garoi në katëgorinë deri në 63 kilogramë. Ajo në fund u rendit e shtata.
Medalje nuk ia dolën që të fitonin sot as Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Kujtojmë se të premten Nora Gjakova fitoi medaljen e artë, kurse Distria Krasniqi të argjendtën.