Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari”, iu është bashkuar kryetarit të Komunës, Bali Muharremajt, në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka përgëzuar kryetarin Bali Muharremaj dhe ekipin e tij për organizimin e festivalit tek sa ka shtuar se një festë e tillë dëshmon përkushtimin tonë për kulturën dhe traditat tona.
Postimi i plotë:
Në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari” pas pothuajse një javë aktivitete të veçanta e tradicionale, iu bashkova kryetarit Bali Muharremaj në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës, tek nikoqiri Haziz Tafaj (AgroKosova Holding), të cilin e falënderoj për mikpritje!
Një ndjenjë e veçantë që isha pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe pjesë e festës së këtij festivali.
Përgëzime kryetarit Bali Muharremaj dhe ekipit të tij për organizimin e festivalit! Një festë që dëshmon përkushtimin tonë për kulturën dhe traditat tona.