Reagon deputetja britanike Alicia Kearns: Të shtënat te Banjska s’janë ndalur ende, shpresojmë të mos dëmtohet askush më

by Nexhat

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici tjetër Alban Rashiti.

Ajo tha se është thellësisht shqetësuese të shihet një tjetër sulm i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë, derisa ngushëlloi familjen e policit të vrarë.

banner

“Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”.

Ajo foli edhe për situatën aktuale në Manastirin e Banjskës ku po qëndrojnë persona të armatosur që po dyshohet se kryen sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa janë të rrethuar nga Policia e Kosovës.

“Situata nuk është zgjidhur ende me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Manastirin e Banjskës. Imazhet fillestare sugjerojnë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Duhet të mbahen përgjegjës dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos dëmtohet”, ka shkruar ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy