Hoti: Serbia përmes strukturave kriminale po pamundëson paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se sulmi i sotshëm ndaj Policisë së Kosovës, e ku mbeti i vrarë një rreshter, është sulm terrorist,

Sipas tij, ky sulm është dëshmi që Serbia përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit.

“Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të policisë për rreshterin që humbi jetën në krye të detyrës në përballje me krimin. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët, SHBA dhe BE, në gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre. Me maturi dhe vendosmëri, si dhe në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy