Camaj: Akt terrorist sulmi ndaj policisë së Kosovës

by Nexhat

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Nikollë Camaj e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke e vlerësuar aktin si terorist

Tutje deputeti Camaj ka thënë se bashkëndjej me vëllazërit e motrat në Kosovë, dhe u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të dashur, dhe Kosovës, për rënien në krye të detyrës, të efektivit të policisë

“Shpresoj që situata të qetësohet, pa dëme tjera, kurse kriminelët të marrin dënimin e merituar”

Në reagimin e tij, z. Camaj po ashtu ka deklaruar se shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të vërejë se nga vie sherri në Ballkan dhe në të ardhmën të ndëshkojë xhelatin e jo viktimën.

“Vëllezër e motra, jemi me ju në këto momente të vështira”, ka thënë në fund të reagimit të tijz. Camaj/ Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy