Turqia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës, kërkon që palët të përmbahen nga dhuna

by Nexhat

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar pas sulmit të sotëm të Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar.

“Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga ministria turke.

banner

Turqia tha se duhet që “palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna”, duke shtuar se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy