Sveçla: Gjashtë terroristë po trajtohen në Novi Pazar, Serbia t’i dorëzojë ata

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se në armatimin që kanë sekuestruar në veri ka armë që janë të vitit 2021 të ushtrisë serbe. Sveçla para mediave konfirmoi se plani i terroristëve ka dështuar, ndërsa tha se tre sulmues janë vrarë, e gjashtë terroristë po trajtohen në Spitalin e Novi Pazarit.

Ministri kërkoi nga Serbia t’i dorëzojë terroristët.

“Policia jonë e ballafaquar me sulme të organizuara. Mjete të rënda, autoblinda, falë profesionalizimit të policisë sonë, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin me zjarr kanë mbetur tre të vrarë, të gjithë më uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të uniformuar dhe katër që kanë pasur rolin mbështetës. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion, 6 terroristë po trajtohen në Spitalin e Novi Pazarit, ftoj Policinë e Serbisë t’i dorëzojë ata”, tha ai.

Ministria pohoi se në objektet brenda Manastirit janë gjetur harta e plane që tregojnë për planin e tyre të mirmenduar.

“Organizim terrorist i urdhëruar nga Beogradi nuk ka të bëjë me organizim të shpejtë. Në materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq. Ka pasur përfshirje të qindra personave, ka armë ushtarake të vitit 2021 që janë furnizim nga ushtria e Serbisë. Serbia po shfrytëzon kriminelët”, pohoi ministri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy