Ngjarjet në veriun e Kosovës, Petrovska: Nuk kanë ndikim në Maqedoninë e Veriut

by informim

“Maqedonia është e sigurt, ngjarjet në veri të Kosovës nuk rrezikojnë sigurinë e vendit”, tha sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Ajo shtoi se situatën në veri të Kosovës po e ndjekin nga afër, jo vetëm si fqinj, por edhe si vend anëtarë i NATO-s, megjithatë theksoi se “nuk është çështja vetëm nëse ne jemi të sigurt, por duhet të gjithë të kontribuojmë që të ketë paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin”.

Petrovska dënoi sulmin mbi policinë e Kosovës, ndërsa shtoi se është prioritet që Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut.

banner

“Siç thashë edhe më parë situatën në Kosovë e ndjekim nga afër dhe po nuk është aspak e thjeshtë për cilindo nga ne kur shohim se në rajon ka çfarëdolloj incidenti e sidomos kur është sulmuar policia e një shteti të caktuar. Megjithatë incidenti në fjalë ose ajo çfarë po ndodhë atje nuk ka ndikim dhe me ato informacione që kemi deri tash dhe që i ndërrojmë nuk ndikojnë ose nuk rrezikojnë sigurinë e shtetit tonë dhe këtë e garanton edhe fakti që ne jemi vend anëtarë i NATO-s”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy