Policia ka arritur të shpëtojë 23 turistë gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në “Kanionin e Langaricës”.
Turistet ishin duke eksploruar natyrën në këmbë por mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Me të marrë njoftimin forcat policore bashkë me shërbimet e zjarrëfikësve shkuan në vendngjarje.
Pas disa orësh kërkime u gjetën 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë.
Ata janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.