58
Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.
Sipas Policisë, viktima është duke u trajtuar në QKUK, pasi dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë, transmeton Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.