“Zgjedhja e kundërshtarit politik për t’ju shmangur përballjes, s’mund ta tjetërsojë të vërtetën”, Igli Cara në ish-Kënetë: Qytetarët, pronarët e vërtetë të qytetit

by informim

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorë të ish-Kënetës, ku e ka vënë theksin te nevoja për ndryshim. Mungesa e investimeve në këtë zonë, ka bërë që të ketë probleme të shumta në infrastrukturë. Gjatë fjalës së tij, Cara është ndalur te këto problematika, duke shtuar se zgjedhja e kundërshtarit politik për t’ju shmangur përballjes, ballafaqimit nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën.

Në të njëjtën kohë, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” është shprehur besimplotë se ndryshimi do të vijë, pasi janë qytetarët, “pronarët” e vërtetë të qytetit të tyre. Vetëm ata e bëjnë ndryshimin.

banner

Në programin zgjedhor “Durrësi 2023-2027” janë përcaktuar investimeve të rëndësishme për këtë zonë që lidhen, jo vetëm me infrastrukturën, por edhe rikualifikimin e saj, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve që jetojnë në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit, por edhe më gjerë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy