Reperja e njohur shqiptare, Tayna pati disa muajsh intensiv gjatë verës me projekte dhe koncerte të shumta.
Ajo argëtoi publikun shqiptar me mbrëmje muzikore e këngë të reja që solli, e që u mirëpritën nga fansat.
Por, pas kësaj reperja nga Prizreni zgjodhi të pushonte për disa ditë në Miami dhe nga atje u qëndroi admiruesve të saj pranë me imazhe të ndryshme.
Edhe së fundmi, rap-artistja ka bërë bashkë një kolazh fotografish nga pushimet në bregdet ku shihet me disa dukje të ndryshme.
Fokusi i imazheve ishin linjat e saj tejet joshës, të cilat autorja e “Teket” nuk hezitoi t’i ekspozonte.
Në disa prej fotove, Tayna tregoi më shumë seç duhej duke vënë në pah format në bikini.
Ndërsa, në disa të tjera reperja tregoi për aventurat dhe kohën e mrekullueshme që ka kaluar në Amerikë.