Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se depërshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit dhe funksionalizimin e pesë pikëkalimeve kufitare të mbetura të menaxhimit të integruar kufitar sipas marrëveshjes së Brukselit në 2012.
Sipas Haeradinaj-Stublla pa këto parakushte, elementet kriminale të Serbisë do të vazhdojnë të jenë prezentë në veri.
“Depërshkallëzimi i situatës në veriun e Republikës së Kosovës nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit dhe funksionalizimin e 5 pikëkalimeve kufitare të mbetura të menaxhimit të integruar kufitar dakorduar në Bruksel në vitin 2012 (IBM) – që rendi e ligji të shtrihen pa pengesa. Pa këto parakushte, elementet kriminale të Serbisë do të vazhdojnë të jenë prezente në veri dhe zgjedhjet eventuale vetëm se do t’i ‘legjitimojnë’ nëpër institucione!”, ka shkruar ajo.