Një grua sulmohet nga qentë endacakë afër QKUK-së, pamje

by informim

Një grua është kafshuar nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm afër QKUK’së.

Kështu ka bërë të ditur qytetarja Albenita Gashi,përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e cila tha se gruaja është e afërm e saj dhe se nuk dëshiron të bëhet publike emri i saj.

banner

Albenita thotë se edhe ajo është kafshuar nga qentë endacakë para tre muajsh dhe një mike e saj para dy muajsh.

“Sot në mëngjes afër QKUK-së është kafshuar nga qentë endacak një zonjë e afërt e cila nuk do që të jetë publike. Para 2 muajve u kafshua një mike e imja me kombësi të huaj e cila poashtu nuk e ka bërë rastin publik. Para 3 muajve derisa po kthehesha nga fitnesi edhe unë u sulmova nga qentë endacak por fatmirësisht iu shpëtova kafshimeve.”

“Unë ju bëj THIRRJE të gjithë qytetarëve që të raportojnë çfarëdo rasti të ngjajshëm dhe të mos ndihen aspak të turpëruar. Në vend të turpit e ndrojtjes kërkoni kujdesin mjekësor urgjent si dhe raportoni menjëherë incidentin. Në fakt raportimi dhe informimi është një veprim i përgjegjshëm që ndihmon në ngritjen e sigurisë dhe shëndetit publik. Çdo lloj kafshimi i qenit ka potencial për infeksion në gjak dhe mund të jetë potencialisht edhe fatale në varësi të ashpërsisë së kafshimit. Nëse unë e ti nuk e ngrejmë zërin për këtë shqetësim, organet përgjegjëse nuk lëkunden fare”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10232064051454851&set=a.10202643738685419&type=3&ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy