Policia speciale rrit praninë e saj në veri

by informim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë që policia e ka rritur praninë e saj në veri.

“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës”, ka thënë Hoxha për Radio Evropa e Lirë.

“I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, ka thënë Hoxha për Radio Evropa e Lirë.

Ai nuk ka dhënë detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, teksa ka deklaruar që janë në vazhdimnësi në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it dhe EULEX-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy