Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se me probabilitet të madh, ASH do të shkojë vetë në zgjedhje.
Si rrjedhojë, Taravari thotë se kjo nënkupton që ASH duhet të ketë dhe anëtarin e vet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
I pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët ka gjasa që ta braktis Qeverinë para zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, Taravari tha se në politikë çdo gjë është e mundshme.
“As që e kemi diskutuar tash për tash, por shihni, rrethanat janë shumë interesante, zhvillimet janë të përditshme, mund të them se çdo ditë ka plot zhvillime, kështu që nuk mund të them diçka definitive tash për tash, por në politik, çdoherë, çdo gjë është e mundshme”, theksoi Taravari.