Kurti në Ditën Kombëtare të Boshnjakëve: Jam krenar dhe mirënjohës për kontributin

by informim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve.

Kurti, para të pranishmëve të këtij komuniteti përmendi sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, për të cilin sulm tha se vërtetoi dyshimet e vazhdueshme të Kosovës se këtë lloj politike, Serbia e ka ndjekur që nga vitet e 90-ta.

banner

“Policia jonë dhe Republika jonë treguan vendosmëri, profesionalizëm, atdhedashuri, por mbi të gjitha guxim në luftën kundër rendit kushtetues, krimit dhe terrorizmit. Polici ynë Afrim Bunjaku humbi jetën heroikisht, por edhe tregoi se dashuria dhe sakrifica për atdheun është mbi të gjitha. Kështu na bashkoi të gjithëve dhe na bëri më të fortë. Kjo është arsyeja pse ai do të mbahet mend përgjithmonë’’, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i qeverisë tha se ai është për jetesën e përbashkët dhe mirëqenien e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Unë jam krenar dhe njëkohësisht mirënjohës ndaj boshnjakëve dhe për kontributin e tyre, si dhe angazhimin në çështje të rëndësishme brenda vendit dhe shoqërisë sonë. Përfaqësuesit politikë të boshnjakëve janë sot pjesë përbërëse e qeverisë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm’’, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy