E pabesueshme: Zgjohen dhe gjejnë një gropë në oborrin e shtëpisë

by Merita

“Ne ishim kaq të frikësuara.” Një grua tha se kishte gjetur një gropë të thellë në kopshtin e saj kur u zgjua

Një fenomen shqetësues, origjina e të cilit mbetet ende për t’u sqaruar është ajo që ka ndodhur në kopshtin e një shtëpie. Aq sa për t’i lënë të habitura dhe shumë të frikësuara një nënë e bijë, të cilat kur u zgjuan e gjetën para syve.

Ndodhi në West Hempstead, në Shtetet e Bashkuara: një gropë mbi gjashtë metra e thellë u formua në kopsht.

Deborah Price, gruaja që e zbuloi atë, tha se që atëherë nuk kishte shkelur kurrë në oborrin e shtëpisë, duke shtuar se ishte kurioze të dinte se si mund të kishte ndodhur kjo pasi lëndina kishte qenë gjithmonë e rregullt dhe ajo kurrë nuk kishte zbuluar shenja apo sinjale të mundshme për fundosje të menjëhershme e tokës.

Sipas hetimeve fillestare të zyrtarëve lokalë, shembja që çoi në formimin e gropës mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë grope të braktisur që nuk ishte e mbushur me një sasi të mjaftueshme dheu.

“Ne nuk pamë asnjë shenjë ndryshe në lëndinë dhe kur pashë diçka të tillë pak metra larg shtëpisë, gati sa nuk pësova një sulm në zemër,” tha gruaja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy