Kryhet autopsia e trupave të pajetë të sulmuesve në Banjskë, por ende nuk është bërë identifikimi i tyre

by informim

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) tashmë është kryer autopsia e trupave të pajetë të tre sulmuesve të vrarë gjatë përleshjeve të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Familjarët e tre të vrarëve janë interesuar që t’i marrin trupat e tyre, por sipas burimeve të Telegrafit, edhe pse është kryer autopsia, trupat e pajetë ende janë duke qëndruar në IML.

banner

Siç merret vesh arsyeja e mbajtjes së tyre në këtë institut është se ende nuk u është bërë identifikimi i tyre.

“Nuk janë identifikuar me metoda shkencore”, i ka thënë një burimi.

Në IML nuk kanë treguar se kur pritet të kryhet identifikimi i të vrarëve me këtë metodë.

Ndryshe, mëngjesi i hershëm i së dielës e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.

Sipas informacioneve zyrtare gjatë këtij sulmi mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Lidhur me këtë sulm Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona. Katër prej tyre u liruan të mërkurën në mungesë të provave, pasi ishin arrestuar në distancë të largët nga vendi i sulmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy