43
Familjarët i kanë marrë tre trupat e terroristëve serbë dhe janë duke i dërguar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pasi i përfunduan të gjitha procedurat ligjore.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, familjarët serbë do t’i presin trupat në Rudarë të veriut.
Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërkaq Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.