Ambasada e Rusisë në Kanada nxit reagime me postimin “Kosova është Serbi”

by informim

Një postim i Ambasadës së Rusisë në Kanada ku shkruan se “Kosova është Serbi”, ka nxitur reagime në platformën X, ish-Twitter.

Ky reagim erdhi pas një postimi të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se misioni i KFOR-it do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

banner

“Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë”, shkroi dje Stoltenberg në Twitter.

Këtë postim të shefit të NATO-s e ka shpërndarë Ambasada e Rusisë në Kanada duke ia bashkëngjitur një mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Eksperti austriak i dezinformimit, Dietmar Pichler, ka thënë se postimi në fjalë flet shumë për rolin që Rusia luan në Ballkan dhe gjithashtu zbulon shumë për Serbinë.

“Ky thotë shumë për rolin që luan Rusia në Ballkan dhe gjithashtu zbulon shumë për Serbinë. Duhet të rishqyrtojmë politikën e ‘dyanësisë’ para se të jetë tepër vonë”, ka thënë Pichler.

Gjithashtu edhe asistentja italiane e akredituar në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të dijë se çfarë mund të pasojë duke e ditur se prapa saj qëndron edhe Rusia.

“BE-ja duhet të dijë se çfarë mund të ndodhë më pas, duke pasur parasysh se pas kësaj qëndron edhe Rusia”, ka shkruar Woelk në Twitter.

Reagim pati edhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, e cila ka cituar një paralajmërim të mëhershëm të ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndërsa thotë se mund të ketë edhe provokime të tjera nga Moska dhe Beogradi.

“Lavrov tha kohët e fundit se ‘një situatë e madhe shpërthyese po krijohet në zemër të Evropës’. Do të shihni më shumë provokime nga Moska dhe Beogradi”, ka shkruar Stradner.

Të dielën (24.09.2023) një formacion ushtarako-policor i mbështetur nga Serbia ka kryer një sulm terrorist ndaj rendit kushtetues të Kosovës, duke sulmuar Policinë e Kosovës në Bansjkë të Zveçanit dhe kështu duke shkaktuar vdekjen e rreshterit të policisë, Heroit Afrim Bunjaku.

Tre nga terroristët mbetën të vrarë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy