Begaj: Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në Ankara

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për sulmin në Turqi, duke thënë se ndanë shqetësimin e madh për këtë akt.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe siç i shpreh ai, bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne,

banner

“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke”.

“Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”, thuhet në shkrimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy