Audioja e publikuar në rrjetet sociale nga babai, vajza është mes 13 viktimave të zjarrit. Pesëmbëdhjetë personat që ndodheshin në tre klubet e natës në Murcia të prekura nga zjarri janë ende të zhdukur
“Mami, të dua, ne po vdesim.”
Është audio e dërguar në orën gjashtë të mëngjesit nga një vajzë, e cila ishte viktimë e zjarrit. Ajo ia dergoi nënës së saj para se të vdiste.
Audioja u publikua në rrjetet sociale nga babai. Në regjistrim dëgjohen klithma frike dhe ka nga ata që kërkojnë ndezjen e dritave për të dalur.
Shumë të mbijetuar thanë se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit është fikur rryma.
Vajza vinte nga Caravaca de la Cruz, një qendër e provincës. Ajo kishte shkuar në qytet me disa shoqe: “Kanë ardhur këtu pasi te ne në Karavaca nuk ka disko” tha babai i saj.
Janë të shumtë familjarët dhe miqtë që presin lajmet për të dashurit e tyre, duke pritur në vendin e tragjedisë.
Disa kanë arritur të largohen me kohë nga klubi i natës.