Biden: SHBA nuk do ta braktisë Ukrainën

by Merita

Presidenti mori pozicionin e tij pas miratimit në Dhomë të ligjit financiar emergjent për të shmangur mbylljen, i cili nuk përfshin ndihmën e re ushtarake

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të dielën se Uashingtoni nuk do të braktisë Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Ai më pas u kërkoi republikanëve të ndalonin “të luajturit” me kërcënimin e një “mbylljeje”, pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të shtunën – falë votave të Demokratëve – një ligj financiar emergjent për të shmangur përkohësisht bllokimin e shumë aktiviteteve të qeverisë federale.

“Dua t’u them aleatëve tanë, popullit amerikan dhe popullit ukrainas: ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë. Ne nuk do ta braktisim Ukrainën”, pohoi Biden në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Marrëveshja e miratuar nga Kongresi të shtunën për të shtyrë përfundimin e mbylljes me 45 ditë nuk përfshin ndihmë të mëtejshme për Kievin.

Biden shtoi se ekziston ndërgjegjësimi për urgjencën e miratimit, në ditët në vijim, të masave të reja dhe të veçanta financimi për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës të pushtuar nga Rusia, duke kritikuar gjithashtu republikanët që kërkojnë shkurtime kaq të thella në shpenzimet publike.

“Mjaft është mjaft (…) Jam ngopur me politikë me litare të tendosur gati për t’u keputur, deklaroi ai, “kjo politikë (…) duhet të marrë fund. Nuk duhet të ketë një krizë tjetër”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy