Meksikë: 9 të vdekur, 40 të plagosur dhe 30 të zhdukur nga shembja e çatisë së kishës (video)

by Merita

Struktura u shemb ndërsa po bëhej pagëzimi dhe kishte 100 persona brenda, rreth pesëdhjetë u shtruan në spital, të tjerët janë ende nën rrënoja. Bëhet fjalë për një kishë në Ciudad Madero, në shtetin Tamaulipas në Meksikën verilindore.

Të paktën nëntë persona vdiqen dhe 20 të tjerë u bllokuan pasi çatia e një kishe u shemb në Ciudad Madero, ne Meksike. Mediat lokale thanë se 49 persona u dërguan në spital.

banner

Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 njerëz po merrnin pjesë në një meshë në kishën Santa Cruz në kohën e shembjes. Mediat lokale raportuan se ishte një pagëzim.

Guvernatori i shtetit të Tamaulipas, Américo Villarreal, iu referua një “tragjedie” duke theksuar se shërbimet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë u mobilizuan menjëherë.

“Shërbimet e sigurisë dhe të mbrojtjes civile tashmë po trajtojnë situatën (…) Ata janë në terren për të koordinuar operacionet e shpëtimit,” i shkroi ai X.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy