Shumica e popullsisë vendase armene u largua nga enklava pas ripushtimit të saj nga Baku
Misioni i OKB-së i njoftuar ditët e fundit ka mbërritur në Nagorno-Karabakh: është hera e parë në tridhjetë vjet. Shumica e popullsisë vendase armene u largua nga enklava pas ripushtimit të saj nga Baku.
Zëdhënësi i presidencës së Azerbajxhanit tha se misioni i Kombeve të Bashkuara ka “detyrën kryesore të vlerësimit të nevojave humanitare në vend”.
Misioni vizitoi një pikë kontrolli në kufirin midis Nagorno-Karabakut dhe Armenisë, saktësoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit.
Pritet qe grupi, i udhëhequr nga Vladanka Andreeva, koordinatorja rezidente e Kombeve të Bashkuara në Azerbajxhan të mbajë një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme (e hënë).