The Economist: Kryeministri i ri i Sllovakisë mund ta largojë Lajçakun nga dialogu duke e emëruar në qeverinë e tij?

by Merita

Të dielën, zgjedhjet në Sllovaki u fituan nga një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit. E deshmojne rezultatet preliminare të votimeve. Zyra e Statistikave të Sllovakisë në orën 9 të mëngjesit me orën lokale, tha se partia populiste SMER e politikanit Robert Fico fitoi 22.9% të votave.

Fico është aleat i ngushtë i Mirosllav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Derisa Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçakut, raporton The Economist

The Economist raporton se Fico mund ta emërojë Lajçakun në detyrën e tij të vjetër si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, duke e larguar atë nga funksioni i emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).

Ai ishte Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën nga 2007-2009, ndërsa gjithashtu vepronte si Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare atje. Si një i dërguar personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së negocioi, organizoi dhe mbikëqyrë referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në 2006 në emër të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, Fico e filloi karrierën e tij me Partinë Komuniste kur ishte avokat.

Në vitin 1999, ai u largua nga Partia e Majtës Demokratike, trashëgimtare politike e Partisë Komuniste, për të themeluar të tijën, Smer-SD.

Në vitin 2006, kjo parti arriti një fitore dërrmuese në parlament, duke e katapultuar Fico-n në postin e kryeministrit dy vjet pasi Sllovakia u anëtarësua në BE.

Fico më pas formoi një koalicion me Partinë Kombëtare Sllovake të ekstremit të djathtë, e cila ndante retorikën e tij kundër refugjatëve dhe prirjet populliste, dhe rriti popullaritetin e tij gjatë krizës globale financiare 2007-2009 duke refuzuar të vendosë masa shtrënguese.

Gjatë krizës së migracionit të vitit 2015 në Evropë, ai mbajti një qëndrim kundër migrantëve, duke refuzuar “krijimin e një komuniteti të veçantë mysliman në Sllovaki” dhe duke kritikuar programin e kuotave evropiane për shpërndarjen e refugjatëve.

Fico fillimisht krijoi një reputacion në skenën evropiane si përfaqësuesi i vendit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg nga viti 1994 deri në vitin 2000.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023