Video virale: Po bënte kamera të fshehtë, qëllohet me armë zjarri në mes të marketit

by Merita

Një i ri, i cili po bënte një kamera të fshehtë për kanalin e tij në YouTube, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili nuk e duroi dot shakanë.

Në video shihet se si 21-vjeçari Tanner Cook bezdis Alan Colie, duke i luajtur pranë fytyrës një frazë ofenduese me celular. Personi të cilit po i bëhej shakaja i thotë 3 herë të riut që ta lërë të qetë, por ai vazhdon me të tijën.

banner

Në këtë moment, Alan Colie nxjerr një pistoletë nga xhepi dhe e qëllon YouTuber-in në gjoks.

Colie u arrestua, por, duke qenë se armën e kishte me leje, akuza për plagosje të rëndë u rrëzua, pasi ai tha se kishte qëlluar për vetëmbrojtje. Ai u shpall fajtor vetëm për të shtëna me armë zjarri brenda një godine ku kishte njerëz. Për këtë, ai rrezikon 10 vite burg.

Nga ana tjetër, 21-vjeçari Cook kaloi disa ditë në reanimacion, por tashmë po rekuperohet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy