Radoiçiq dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd

by Nexhat

Ish-nënkryetari i Listes Serbe, Milan Radoiçiq i cili ishte akteri kryesor në sulmin në veri, është arrestuar në Serbi dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Radoiçiq u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

Tani është publikuar një foto e Radojçiqit bashkë me avokatin e tij, Goran Petronijeviq në Prokurori

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria në Beograd.

Më 29 shtator, Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit – pjesa veriore e Kosovës – grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin, njofton Telegrafi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy