“Paga e vogël, kam marrë vizë pune”, Zeqiri shpalos letrën e dorëheqjes së një polici

by Nexhat

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka shpalosur shqetësimin e dorëheqjeve brenda policisë, për shkak të (mos)kushteve të punës.

Ai ka lexuar letrën e dorëheqjes së një zyrtari policor e bërë vetëm dy ditë më parë.

banner

Letra e dorëheqjes së dorëzuar nga polici, të cilën Zeqiri e lexon, shkruan: “Ju njoftoj se nga data 2.10.2023, jap dorëheqje vullnetare nga puna për arsye personale dhe ekonomike. Kam nënshkruar kontratë me Policinë e Kosovës duke pranuar kushtet e pagesës, ku nga ministri i Punëve të Brendshme, jemi njoftuar nga mediat se do të paguhet edhe pagesa e rrezikshmërisë në mënyrë retroaktive, gjë që nuk ka ndodhur. Ndërkohë jam pajisur me vizë pune. Nuk kam menduar ta lëshojë Kosovën, por paga prej 420 euro nuk më mjafton dhe kam qëndruar në polici duke menduar se do të më paguhet rrezikshmëria. Duke parë që kjo nuk është duke ndodhur, po jap dorëheqje nga Policia e Kosovës. Kërkoj të ma aprovoni kërkesën time për dorëheqje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy