56
Një turist 65-vjeçar ka ndërruar jetë sot teksa po vizitonte kalanë e Rozafës në Shkodër.
Sipas policisë, i ndjeri ishte nga Sllovenia. Mësohet se ai kishte marrë plagë të rënda në kokë.
“Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale”, njofton policia.