Të mërkurën më 3 maj, nxënësi i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Beograd, Kosta K. la të vdekur 9 persona, mes tyre 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie, kur hapi zjarr ndaj tyre në ambientet e shkollës.
Ngjarja bëri bujë në mbarë botën, ndërsa edhe në Kosovë krerë shtetërorë shprehën ngushëllime për familjet e të prekurve, raporton Klankosova.tv.
Veç ngushëllimeve, Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës.
Pos tyre, qirinj ndezi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
E përdorues serbë të Twitterit kanë falënderuar Kosovën për këtë gjest.
“Faleminderit Prishtinë, Faleminderit Kosovë”, shkruan Ivan Videnoviq, profesor i asociuar në Universitetin e Beogradit
https://twitter.com/i_videnovic/status/1654213349628846080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1654213349628846080%7Ctwgr%5E2ba87f973ba211c4f37fab036353f4b9bac2e344%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fserbet-falenderojne-kosoven-per-solidarizimin-me-viktimat-e-shkolles%2F

