“Inter kompakt dhe dominues”: këtë herë Inzaghi bind edhe Sacchi-n

by Merita

Ish-tekniku Arrigo Sacchi ka shkruar një analize sportive për La Gazzetta dello Sport në lidhje me ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Duke folur per Interin ai tha: “Kundër Benfikës pas golit, Nerazzurrët vazhduan të sulmojnë, të sulmojnë, nuk u ndalën kurrë”.

Le të fillojmë menjëherë me gjënë më të rëndësishme: urime Interit dhe Simone Inzaghit.

banner

Kundër Benfica-s, Nerazzurrët më bindën vërtet: fitorja e tyre ishte një fitore ndërkombëtare për shkak të mënyrës se si e interpretuan ndeshjen. Më duhet të pranoj se ata filluan pak ashtu, por më pas dolën në krye dhe ishin fantastikë në pjesën e dytë.

Pas golit vazhduan të sulmojnë, të sulmojnë, nuk u ndalën kurrë. Ju lumte.

Dhe, ajo që nuk duhet anashkaluar, ata nuk rrezikuan: kjo do të thotë se nëse e mbani topin, kundërshtarët kanë më pak mundësi për të krijuar rrezik për ju. Më duket një pyetje kaq logjike, por skuadrat italiane nuk sillen gjithmonë në këtë mënyrë. Interi e bëri atë dhe ishte një pamje e bukur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy