28
Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.
Ndërkohë ish-deputeti Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.