Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të 8 deputetëve të opozitës të cilët bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit.
Gazetari Osman Stafa bën me dije për BalkanWeb se janë përjashtuar deputetët, Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.
Vendimi vjen pas kërkesës së një grupi deputetësh të mazhorancës.
Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet. Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.