Narges Mohammadi, luftëtarja e lirisë

by Nexhat
Ani pse është prapa grilave, Mohammadi nuk ka heshtur. Vitin e kaluar, në një letër nga burgu famëkeq Evin në Teheran, ajo ka rrëfyer se si gratë e arrestuara gjatë protestave kundër qeverisë që lëkundën teokracinë ishin abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga autoritetet. Fakti se ajo ka marrë çmimin më prestigjioz të paqes, i ofron asaj nivel të njohjes ndërkombëtare, të cilin nuk do ta mirëpresë Irani.

Narges Mohammadi, e cila ka marrë çmimin “Nobel” për paqe të premten, për vite të tëra ka qenë figurë e njohur për të drejtat e njeriut në Iran.

Ajo ka marrë çmimin “Nobel” për betejën e saj kundër shtypjes së grave në shtet. Kryetarja e Komitetit të Nobelit e ka quajtur atë “luftëtare të lirisë”. Ajo pa pushim ka bërë fushatë për heqjen e dënimit me vdekje në Iran. Republika Islamike ka mesataren më të lartë të ekzekutimeve në botë.

banner

Ani pse ka qenë në burg vazhdimisht që prej vitit 2010, Mohammadi ia ka dalë të bëjë publik abuzimet, madje edhe brenda burgjeve.

Mohammadi, 51-vjeçare, po vuan dënimin me 31 vjet burgim. Ajo është e mbyllur për “përhapje të propagandës”.

I shoqi i saj, aktivisti politik Taghi Rahmani, jeton në ekzil në Paris me dy fëmijët e tyre. Nuk janë takuar me vite.

Rahmani për BBC-në ka thënë se bashkëshortja ishte “përfaqësuese e krejt atyre për të cilët është dhënë çmimi. Ky çmim, sipas tij, i përket “Gruas, jetës, lirisë” slogan i adoptuar nga protestuesit, lëvizje e madhe në Iran që vazhdon ende. “Na bën të lumtur”.

Në lajmërimin për çmimin, kryetarja e Komitetit të Nobelit ka thënë se Mohammadi ka luftuar për gratë kundër diskriminimit sistematik dhe shtypjes.

Ani pse është prapa grilave, Mohammadi nuk ka heshtur. Vitin e kaluar, në një letër nga burgu famëkeq Evin në Teheran, ajo ka rrëfyer se si gratë e arrestuara gjatë protestave kundër qeverisë që lëkundën teokracinë ishin abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga autoritetet.

Protestat janë nxitur nga vdekja në paraburgim e 22-vjeçares Mahsa Amini, e arrestuar për shkeljen e kodit të veshjes.

Mohammadi gjithashtu ka shkruar librin “Tortura e Bardhë: Intervista me gratë e burgosura iraniane”, duke dokumentuar përvojën e saj të vetmisë së bashku me 12 të burgosura.

“Edhe një herë deklaroj se ky është ndëshkim çnjerëzor”, ka shkruar ajo. “Nuk do të pushoj derisa të hiqet [dënimi me vdekje]”.

Çmimi “Nobel” për Mohammadin është kumtuar 20 vjet pasi i njëjti çmim për paqe shkoi për aktivisten tjetër iraniane, Shirin Ebadi. Mohammadi, që është zëvendëskryetare e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Iran. Këtë qendër e themeloi Ebadi.

Mohammadi ka fituar disa çmime për mbrojtjen e të drejtave gjatë viteve, mirëpo fakti se ajo ka marrë çmimin më prestigjioz të paqes, i ofron asaj nivel të njohjes ndërkombëtare, të cilin nuk do ta mirëpresë Irani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy