Sulm i befasishëm në Izraelin Jugor nga militantët islamik të Hamas

by engel

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas kanë hyrë në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm që është ende në vazhdim, raporton BBC.

Ushtria izraelite tha se po synonte objektiva në Rripin e Gazës në mes të një “vlerësimi të situatës”, raporton BBC.

Më herët, dhjetëra raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit dhe sirenat e sulmit ajror u aktivizuan në të gjithë vendin.

Një person u vra dhe kishte raportime për shpërthime pranë Tel Avivit dhe zonës për rreth Gazës.

Grupi militant palestinez Hamas mori përgjegjësinë për sulmin, teksa krahu i tij i armatosur tha se hodhi 5000 raketa brenda 20 minutash.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se grupi “filloi gjuajtjen masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit” dhe se militantët kishin hyrë në territorin izraelit në “lokacione të ndryshme”.

Në deklaratë thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm po “vlerëson situatën” dhe se Hamasi “do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”.

Ai shtoi se banorëve në zonën përreth Rripit të Gazës iu kërkua të qëndronin brenda, ndërsa civilët në zonat jugore dhe qendrore “duhet të qëndrojnë pranë strehimoreve”.

Agjencia izraelite e shpëtimit ‘Magen David Adom’ njoftoi se një person u vra dhe 15 u plagosën.

Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë zjarrfikësit izraelitë që luftojnë me flakët në qytetin e Ashkelon, ndërsa retë e dendura tymi ngrihen nga automjetet e djegura.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se shefat e sigurisë do të takohen për sulmet me raketa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy