31
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi Afganistanin perëndimor është rritur në “rreth 120”.
Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet, duke saktësuar se janë lënduar mbi 1000 persona.
“Deri më tani, më shumë se 1,000 njerëz, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë lënduar dhe rreth 120 njerëz kanë humbur jetën”, tha Mosa Ashari, kreu i menaxhimit të fatkeqësive për provincën Herat.