36
Pas dyshimeve të një sulmi fizik ndaj bashkëshortes, Policia Rajonale e Gjilanit ka intervistuar e më pas edhe bastisur një shtëpi në fshatin Partesh.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë të ndryshme.
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Dhunë në familje’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’.