Ramush Haradinaj përkujton vëllain Luanin: 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë

by informim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij Luanin, në 26 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen.

banner

“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë.  Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, sot bëhen 26 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj. Ai ishte vrarë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy