Një tërmet me magnitudë pesë ballë i shkallës Rihter ka tronditur sot Sllovakinë.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra larg qytetit Humena në lindje të vendit, jo shumë larg kufirit me Poloninë dhe Ukrainën, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC.
Sipas shkallës Rihter, një ngjarje sizmike me magnitudë 5 është klasifikuar si një tërmet “i moderuar” dhe përshkruhet si më poshtë: mund të shkaktojë dëme serioze strukturore në ndërtesat e ndërtuara keq në zona të kufizuara. Dëmtime të vogla në ndërtesa të ndërtuara me kritere moderne antisizmike.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.

